Prof. Eqrem Çabej në Albanologji dhe në gjuhësinë europiane

Kjo monografi shkencore me qasje të hapur (Open Access), i kushtohet Profesor Eqrem Çabejt, figurës themelore të Albanologjisë të shekullit XX dhe rolit të tij në kontekstin e gjuhësisë europiane dhe indoeuropiane. Vepra paraqet për herë të parë një korpus të rëndësishëm materialesh autentike të pab...

وصف كامل

محفوظ في:
التفاصيل البيبلوغرافية
المؤلفون الرئيسيون: Kadzadej, Brikena, Omari, Anila, Kore, Mimoza, Sadikaj, Sonila
التنسيق: Online
اللغة:الألبانية
منشور في: wbv Media 2026
الموضوعات:
الوصول للمادة أونلاين:https://library.oapen.org/handle/20.500.12657/112097
الوسوم: إضافة وسم
لا توجد وسوم, كن أول من يضع وسما على هذه التسجيلة!
الوصف
الملخص:Kjo monografi shkencore me qasje të hapur (Open Access), i kushtohet Profesor Eqrem Çabejt, figurës themelore të Albanologjisë të shekullit XX dhe rolit të tij në kontekstin e gjuhësisë europiane dhe indoeuropiane. Vepra paraqet për herë të parë një korpus të rëndësishëm materialesh autentike të pabotuara: Letërkëmbimin e Çabejt me tri personalitete të shquara të gjuhësisë europiane, Gerhard Rohlfs (Tübingen), Hermann Ölberg (Innsbruck) dhe Maximilian Lambertz (Leipzig). Një element me vlerë të veçantë është fakti se letrat e profesor Çabejt nuk janë ruajtur, pasi ai i shtypte me makinë shkrimi pa mbajtur kopje. Si rrjedhojë, janë ruajtur vetëm letrat e kolegëve të tij europianë, të cilat përfaqësojnë sot një burim unik për studimin e dialogut shkencor dhe të rrjeteve akademike të shekullit XX. Ky arkiv është ruajtur me përkushtim nga e bija znj. Brikena Çabej dhe po botohet për herë të parë i përkthyer në shqip. Letrat dëshmojnë vlerësimin e lartë ndërkombëtar për Çabejn. Hermann Ölberg e cilëson atë si autoritet qendror të fushës, duke shkruar: "Çdo kërkim albanologjik duhet, në fund të fundit, të nisë nga ju." Ky vlerësim nënvizon rolin e Çabejt si pikë referimi në studimet albanologjike dhe si urë lidhëse mes shkollës shqiptare dhe traditës europiane të gjuhësisë. Monografia ofron kështu jo vetëm një dokumentim historik, por edhe një dëshmi të rëndësisë shkencore dhe morale të Eqrem Çabejt në historinë e gjuhësisë europiane.